LEZHË- Sekuestrohen mbi 700 kg lëndë narkotike në një magazinë që shërbente për tharje në Lezhë, ndërsa janë shoqëruar 7 persona. Burime nga policia lokale bënë me dije se rreth 250 forca policore po vijojnë kontrollet mbi bazën e informacioneve policore dhe operative për evidentimin dhe goditjen e vend magazinimeve të bimëve narkotike.

Sakaq, gjatë aksionit policor në magazinë janë sekuestruar 1 kallashnikov, grantë dore dhe municion luftarak. Të njëjtat burime theksojnë se vijojnë operacionet për kontrollin e banesave sekuestrimin e lëndëve narkotike, aksione që janë shtrirë edhe në Shkodër.

Ditën e sotme, Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike në bashkëpunim me Forcat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë asgjësuar 6.555 bimë narkotike në proces tharje në territorin e njësisë Administrative Pult. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e poseduesve të drogës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: