Flamurtari ia ka arritur të marrë një fitore të pastër 2-0 përballë Lushnjës. Vlonjatët të cilët vinin pas një humbje në Korçë kundër Skënderbeut janë rikthyer të marrin pikët e plota pas golave të Bicit dhe Alves.

Ndeshja nisi me marshin e duhur për vlonjatët të cilët arritën të godisnin shtyllën, ndërkohë që miqtë u përpoqën të reagojnë. Deri në fundin e pjesës së parë të besuarit e Duros kërkuan me ngulm rrjetën duke humbur edhe raste të pastra, por goli nuk erdhi.

Në fillimin e pjesës Flamurtari goditi edhe një herë shtyllën. Këmbënguljet do finalizoheshin në minutën e 65-t kur mbrojtësi Bici do të shfrytëzonte siç duhet një kros në zonë. Pak para fundit sulmuesi Danilo Alves do realizonte golin e dytë për vlonjatët duke vulosur takimin.

Një humbje që zhyt akoma edhe më shumë Lushnjën e cila nuk ka kaluar një javë të qetë, me trajnerin Hysen Dedja i cili dha dorëheqjen. Nga ana tjetër Flamurtari me 3 pikët e fituar sot mban të sigurtë vendin e dytë me 35-s pikë, 5-s më shumë se Kukësi i vendit të dytë që nesër luan kundër Partizanit.

Flamurtari 2-0 Lushnja

65′ Bicaj, 90+1′ Alves/

Minutë pas Minute

Përfundon takimi

91’ GOOOL Alvesh. Braziliani del i vetëm përballë portierit Spaho, dhe nuk fal nga brenda zonës.

86’ Me karton të verdhë ndëshkohet edhe Zuka.

85’ Canka dhe Sefa shënjestrojnë portën e Nurkovicc, por goditjet nuk arrijnë të përfundojnë në rrjetë.

81’ Tjetër zëvendësim për lagunarët. Largohet Branica, në fusha Meto.

80’ Siljanovski merr një top të bukur në zonë, por edhe pse ka mundësi të mirë të shënojë, godet jashtë portës.

72’ Bushiç ka përsëri një rast të mirë, teksa gjendet i vetëm në zonë përballë Spahos, por portieri arrin ta ndalë kroatin.

71’ Papa i lë vendin Çelës për miqtë.

69’ Duro heq Kamaran, hedh në fushë Zukan.

65’ GOLLL Flamurtari. Më në fund Bicaj shënon për vendasit

62’ Alvesh provon me kokë, pas një harkimi në zonë nga Hoxhaj, por topi përplaset në tokë dhe përfundon mbi traversë.

51’ Karton i verdhë edhe për Useinin.

50’ Përsëri shtyllë për Flamurtarin. Musta nga shumë pranë portës, në një kthesë godet topin, por ai përplaset në shtyllë.

46’ Nedjelkoviç mbetet në dhomat e zhveshjeve. Në fushëë hidhet Danilo Alvesh

46’ Nis pjesa e dytë në stadiumin ‘Flmurtari’

45+1’ Përfundon pjesa parë

40’ Me të verdhë ndëshkohet edhe Pepa për një ndërhyrje ndaj Siljanovskit.

35’ Karton i verdhë për një faull taktik për Nedjelkoviç.

33’ Vlonjatët pretendojnë për 11-metërsh. Sidibe kroson ulët në zonë, dhe u pretendua për një prekje me dorë të Bufasit, por arbitri vazhdoi lojën.

23’ Useini shpërdoron rastin e artë. Teksa gjendet i vetëm brenda zonës përballë portierit Spaho, godet shumë mbi traun e portës.

15’ Një pakujdesi në mbrojtjen e Flamurtarit, por Canka godet trupin e portierot.

13’ Shtylla ndal Nedjelkoviç, teksa gjuan nga brenda zonës, por për pak nuk prek rrjetën. Më pas Sidibe, por përsëri ndalet.

10’ Flamurtari ka një shans të mirë, teksa krosimi i Nedjelkoviç goditet nga Hoxhaj, por nuk shënjestron portën.

7’ Një top i devijuar shkon në zonën e vlonjatëve, por Nurkoviç kontrollon.

1′ Ka nisur takimi në Vlorë

Formacioni

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Sidibe, Useini, Nedeljokoviç, Hoxha, Kamara, Bushiç.

Trajner: Dritan Çuko

Lushnja: Spaho, Meto, Prençi, Bufasi, Ruço, Magani, Gava, Papa, Branica, Canka, Sefa.

Trajner: Jeton Beqiri

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb