TIRANE-Gjatë mbledhjes së komitetit drejtues kombëtar të LRI, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar zhvillimet politike në vend. Kryetarja e LSI tha se vendi është i zhytur nga krimi. Ajo paralajmëroi edhe zgjedhje të parakohshme.

“Beteja me krimin sot është e vështirë pasi krimi drejton shtetin, por ka një disavantazh, pasi nuk drejton dot zemrat e të rinjve dhe qytetareve që e kanë ndarë mendjen për të jetuar në Shqipëri. Rama po përpiqet të intimidojë drejtësinë dhe të përpije gjithçka. Jam e bindur që do ketë zgjedhje të parakohshme. Karriget që janë me paratë e krimit dhe drogës do të rrëzohen. Rama ka rënë moralisht dhe politikisht”- tha Kryemadhi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: