Ka nisur sot javat e fundit e aplikimeve për Lotarinë DV-2017 e cila do të mbyl let të martën, më 7 nëntor 2016, në orën 12:00, ora standarde lindore (EST)(GMT-5). Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë, që është i barasvlershëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4-vjeçare, me kohë të plotë, arsim I përgjithshëm). Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikohen për lotarinë. Shkollat e mesme profesionale me kohë të plotë mund të kualifikohen nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimtar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistës për vizë.

UDHËZIME RRETH PROGRAMIT TË VIZAVE EMIGRUESE TË SHUMËLLOJSHMËRISË (LOTARISË AMERIKANE) (DV-2018)
Një Vështrim i Përgjithshëm i Programit
Programi i Vizave Emigruese të Shumëllojshmërisë, i autorizuar nga Kongresi, administrohet nga Departamenti i Shtetit në bazë vjetore. Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (INA) mundëson viza për një grup “emigrantësh të shumëllojshmërisë”, prej vendeve me shkallë historikisht të ulët emigrimi në Shtetet e Bashkuara. Për vitin fiskal 2018, do të jenë në dispozicion 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (DV). Regjistrimi për në programin e Lotarisë është falas. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi, do të skualifikohen.

Plotësimi i regjistrimit elektronik për Programin e Lotarisë DV-2018
Plotësoni Formularin Elektronik të Regjistrimit për Vizën e Shumëllojshmërisë (E-DV Entry Form ose DS- 5501) online në faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov. Regjistrimet e papërfunduara nuk do të pranohen. Regjistrimi për Programin e Lotarisë është falas. Jeni të inkurajuar të plotësoni vetë formularin e regjistrimit, pa ndihmën e një “këshilluesi për viza”, “agjenti të vizave” ose personave të tjerë që ju ofrojnë ndihmë.

Nëse është dikush tjetër që ju ndihmon, duhet të jeni të pranishëm në momentin e përgatitjes së regjistrimit, në mënyrë që t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve në mënyrë sa më të saktë, të merrni faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pajiseni me faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit.

Pa këtë informacion, nuk do të jeni në gjendje të hyni në sistemin online, i cili do t’ju informojë mbi statusin e regjistrimit tuaj. Duhet të jeni të kujdesshëm në rastin kur dikush ofrohet të ruajë faqen tuaj të konfirmimit dhe numrin tuaj të konfirmimit. Ju gjithashtu duhet të keni akses te posta elektronike që keni vendosur te regjistrimi juaj në E-DV. Lexoni Pyetje të Shtruara Shpesh për më shumë informacion rreth mashtrimeve të Vizave të Shumëllojshmërisë. Ju mund të shikoni videon tonë për t’u njohur me programin e vizave të shumëllojshmërisë, dhe udhëzime hap pas hapi që ju ndihmon të dorëzoni aplikimin tuaj.

Pasi të keni dorëzuar elektronikisht regjistrimin e plotë, juve do ju shfaqet një faqe konfirmimi, e cila përmban emrin tuaj dhe numrin tuaj unik të konfirmimit. Printojeni këtë faqe dhe ruajeni. Duke filluar nga 2 maji 2017, ju do të mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj në faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov, duke klikuar mbi Kontrollin e Statusit të të Regjistruarit dhe duke futur numrin unik të konfirmimit dhe informacionin personal. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2018, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni më tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi.

Ju duhet të paraqisni informacionin e mëposhtëm për të plotësuar regjistrimin tuaj E-DV:
1. Emrin – mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësisht siç shkruhet në pasaportë. Mos vendosni emrin e babait si emër mesi, por vendosni N/A.
2. Datën e lindjes – ditë, muaj, vit.
3. Gjininë – mashkull ose femër.
4. Qytetin e lindjes.
5. Shtetin e lindjes – Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.
6. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë –
Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë, normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë nuk lidhet me vendin ku jetoni. Nëse keni lindur në një vend jo të kualifikueshëm për Programin e Lotarisë, lutemi rishikoni Pyetje të Shtruara Shpesh për të parë nëse ka mënyrë tjetër që mund t’ju bëjë të kualifikueshëm.

7. Fotografitë e të regjistruarve – Fotografi personale tuajën të nxjerrë kohët e fundit, të bashkëshortit/es dhe të të gjithë fëmijëve të përfshirë në regjistrim. Shikoni Dorëzimi i Fotografisë Dixhitale për specifikime teknike dhe të kompozimit.
Nuk është e nevojshme të përfshini një foto të bashkëshortes/it dhe fëmijëve tashmë qytetarë amerikanë ose Rezidentë të Përhershëm të Ligjshëm (me green card), por në rast se i përfshini nuk do të ketë pasoja në aplikimin tuaj për vizë shumëllojshmërie. Fotografitë në grup nuk do të pranohen; duhet të paraqisni nga një fotografi për çdo individ. Regjistrimi juaj mund të skualifikohet ose viza juaj të refuzohet nëse fotografitë tuaja nuk janë të kohëve të fundit, janë të manipuluara në një formë apo në tjetrën, ose nuk respektojnë specifikimet e mëposhtme. Nëse përfshini fotografi që e kishit përdorur në regjistrimin e vitit të kaluar (DV-2017), ju do të skualifikoni automatikisht, ndaj përdorni fotografi të nxjerrë kohët e fundit. Shikoni “Dorëzimi i Fotografisë Dixhitale” për më shumë informacion.

8. Adresa postare – Në emër të Adresa Rreshti 1 Adresa Rreshti 2 Qyteti Rrethi Kodi Postar Shteti
9. Shteti ku jetoni aktualisht.
10. Numri i telefonit (jo i detyruar).
11. Adresë email-i – Një adresë poste elektronike në të cilën ju keni akses të drejtpërdrejtë. Nëse aplikimi juaj përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarit, ju do të merrni email-e të tjera komunikuese nga Departamenti i Shtetit duke ju njoftuar që informacion me detaje i intervistës për vizën emigruese është vendosur në Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Departamenti i Shtetit kurrë nuk do t’ ju dërgojë një e-mail duke ju thënë se ju jeni përzgjedhur për programin e DV-së. Shikoni Pyetjet të Shtruara Shpesh për më shumë informacion në lidhje me procesin e përzgjedhjes.

12. Niveli më i lartë i arsimimit që ju keni arritur, deri më sot: (1) vetëm Shkollë fillore, (2) disa vite shkollë të mesme, pa diplomë (3) Diploma e shkollës së mesme, (4) Shkollë profesionale, (5) Disa kurse universiteti, (6) Diplomë universitare, (7) Disa nivele të kurseve pasuniversitare, (8) Master, (9) Disa Kurse të doktoraturës, dhe (10) doktoraturë.

13. Statusi aktual martesor
– (1) I/e pamartuar, (2) i/e martuar dhe bashkëshorti/ja ime nuk është qytetare amerikane, apo me green card, (3) i martuar dhe bashkëshorti/ja ime është qytetare amerikane, ose me green card, (4) i divorcuar, (5) i ve, ose (6) i ndarë ligjërisht. Vendosni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes së bashkëshortit/ es tuaj, dhe një fotografi të bashkëshortit tuaj që plotëson specifikimet teknike të njëjta si fotoja juaj. Mosvendosja e bashkëshortit/es tuaj në regjistrimin për lotarinë do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Ju duhet të përfshini në regjistrimin tuaj bashkëshortin/en tuaj edhe në qoftë se keni ndërmend të divorcoheni përpara se të aplikoni për një vizë. Një bashkëshort i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk do të kërkojë dhe as nuk do t’i lëshohet një vizë DV. Ndaj, nëse ju zgjidhni opsionin “i martuar dhe bashkëshorti/ja ime është qytetare amerikane, ose me green card” tek aplikimi juaj, sistemi nuk do ju kërkojë të vendosni informacionin për bashkëshorten.

14. Numri i fëmijëve
– Renditni Emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në momentin e regjistrimit elektronik, pavarësisht nëse jetojnë apo jo me ju, apo s’kanë ndërmend t’ju shoqërojnë ose ndjekin për t’u bashkuar me ju të emigroni në Shtetet e Bashkuara. Ngarkoni fotografi individuale të secilit prej fëmijëve tuaj duke përdorur specifikimet teknike të njëjta si fotografia juaj.

SIGUROHUNI QË TË PËRFSHINI:
• të gjithë fëmijët biologjikë; • të gjithë fëmijët ligjërisht të birësuar nga ju; dhe, • të gjithë fëmijët/thjeshtërit nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe në qoftë se ju nuk jeni më të martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon me ju dhe/ose nuk do të emigrojë me ju. Fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk janë të pranueshëm për DV.

Megjithatë, në rrethana të caktuara Akti i Mbrojtjes të Statusit të Fëmijëve i mbron fëmijët nga “përjashtimi për shkak të moshës”. Nëse aplikimi juaj i DV është bërë para se fëmija juaj i pamartuar të kishte mbushur 21 vjeç, dhe fëmija mbush 21 para lëshimit të vizës, ai/ajo mund të trajtohet sikur ai/ajo të ishte nën 21 për qëllimin e shqyrtimit të vizës. Një fëmijë i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk ka nevojë për një vizë diversiteti, dhe ju nuk do të penalizoheni për mospërfshirjen e anëtarëve të tillë të familjes në aplikimin tuaj. Mospërfshirja në regjistrimin për lotarinë i të gjithë fëmijëve të cilët kanë të drejtë do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb