Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes nga personat që i kërkojnë para për aplikimin për Lotarinë Amerikane, dy ditë nga mbyllja e aplikimeve.

Sipas ambasadës, për të aplikuar për Lotarinë Amerikane nuk ka asnjë pagesë, por është vetëm faqja zyrtar mënyra e vetme për aplikim.

“Po aplikoni për Lotarinë Amerikane? Kini kujdes nga ata që kërkojnë para për t’ju ndihmuar. NUK KA pagesë për të aplikuar dhe dvprogram.state.gov është mënyra e vetme për të dorëzuar aplikimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb