Ambasada e SHBA-ve në Tiranë bën me dije se në lidhje me përgjigjet për lotarinë amerikane ku kanë aplikuar mijëra shqiptarë, nuk do të ketë njoftim personal përmes postës elektronike, por aplikuesit duhet të bëjnë vetë kërkim në faqen e departamentit të shtetit.

“Miq, ju lutem mos harroni: Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë nëpërmjet postës elektronike për t’ju njoftuar nëse ju jeni përzgjedhur për lotarinë DV-2018 apo jo; ju duhet të hyni në dvlottery.state.gov duke filluar nga 2 maji 2017 për të mësuar nëse ju jeni përzgjedhur. Kenny dhe unë sapo kemi zbuluar disa e-maile të rreme, si më poshtë. Ju lutemi shpërndajini ato me miqtë tuaj dhe tregojuni atyre që e-maile të tilla janë të rreme! Nëse ju vijnë të tilla e-maile, injorojini ato! Le të mbrojmë veten nga mashtrimet e Vizave të Lotarisë!”, shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në “Facebook”.

US

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb