Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

LSI bashkon votat me PD kundër përjashtimit të Flamur Nokës nga Kuvendi

kryesia-e-kuvendit

TIRANE– Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbeshtetur deputetin demokrat Flamur Noka në mbledhjen e Byrosë Parlamentare në Kryesinë e Kuvendit, duke votuar kundër përjashtimit të tij. Edhe pse LSI bashkoi votat me demokratët, Byroja vendosi të pranojë kërkesën e deputetëve socialistë për përjashtimin e Flamur Nokës me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Me 5 vota pro dhe 3 vota kundër u vendos përjashtimi i deputetit demokrat, pas qëndrimit të mbajtur në seancën e sotme parlamentare.

Kujtojmë se edhe gjatë seancës së sotme, LSI bashkoi votat me PD duke kërkuar përjashtimin nga Kuvendi edhe të kryeministrit Edi Rama, me pretendimin se ka fyer ish-kryeministrin Sali Berisha.

(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .