BURREL- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Burrel. Makina ka përplasur një këmbësor në rrugën Burrel-Komsi. 70-vjeçari mbeti i plagosur rëndë nga përplasja, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

I aksidentuari është shtetasi Rifat Lika, banues në Burrel.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, teksa shtetasi K.Liksani, i cili drejtonte mjetin me targë AA069CO, ka përplasur këmbësorin.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: