PODGORICË- Akuzat se disa opozitarë kanë planifikuar një grusht shteti për t’iu kundërvënë futjes së Malit të Zi në NATO, janë një proces politik i sajuar në çdo element nga ana e pushtetit. Kështu deklaroi Andrija Mandiç, shefi i opozitës proruse në një intervistë për mediat.

Rreth 25 persona, ku shumica janë serbë, por dhe dy krerët e opozitës, Andrija Mandiç dhe Milan Knezeviç, janë akuzuar nga prokuroria se kanë marrë pjesë në përgatitjen e një grushti shteti të dështuar, që parashikohej më 16 tetor, ditën e legjislativeve.

“Kjo procedurë është një proces politik i sajuar në çdo detaj”, akuzon Andrija Mandiç, ndërsa shton se grushti i shtetit ishte i shpikur. “Kundërshtarët tanë shpresojnë të shohin opozitarët e tyre në bankën e të akuzuarve”, theksoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: