600 milionë euro, kjo është shuma e pabesueshme që Man.United arkëtoi gjatë sezonit 2015/16. Këto shifra monstruoze e shndërrojnë United në klubin e dytë me më shumë fitime në botë pas Barcelonës. Vetëm nga sponsorët, djajtë e kuq fitojnë më shumë të ardhura se sa fiton në total Inter, Milan apo Roma.

Mungesa e titujve apo mos pjesëmarrja në Champions League nuk ndikon aspak në të ardhurat e tyre. United zyrtarisht është skuadra e parë në Premier League që kalon kuotën e gjysmë miliardi sterlina( 515,3 milionë), shifra të cilat i japin luksin klubit të shfrenojë fantazinë në merkato.

140 milionë euro familja Glazer i arkëton vetëm nga të drejtat televizive, 106 milionë euro nga të ardhurat e stadiumit ndërsa 268 milionë euro i fiton nga sponsorët e ndryshëm, Adidas kryesori. Vetëm këto të fundit janë mjaftueshëm për të kaluar fitmet e disa prej klubeve më të rëndësishme në Evropë si Borussia Dortmund, Atletico Madrid, Inter (185 milionë euro), Milan (220 milionë), Roma (220) .

“Perfomanca financiare na e krijojë mundësinë të investonim në skuadër, në staf dhe në drejtues për të arritur tek suksesi në vitet e ardhshme, të fitojmë trofe, u shpreh zëvendës presidenti Ed Woodward.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb