MAQEDONI- Për herë të parë në shtetin e Maqedonisë, kryetar i Kuvendit të këtij shteti, do të jetë shqiptar, i cili do të jetë nga radhët e BDI-së, ka bërë të ditur shefi i Kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi. Kjo marrëveshje është arritur sot mes partnerëve të ardhshëm të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI, për formimin e institucioneve të Maqedonisë.
Në koordinim me grupet parlamentare, janë tejkaluar dallimet mes subjekteve parlamentare në Maqedoni, ku janë dakorduar me përbërjen e Komisionit për Emërime dhe Zgjedhje, i cili komision do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE.
Grubi bëri të ditur se mbledhja konstituive e Kuvendit të Maqedonisë, e ndërprerë më 30 dhjetor 2016, do të vazhdojë të hënën, ku pas konstituimit të Kuvendit, do të procedohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: