Reagimeve të shumta për 11-metërshin e fituar nga Real Madrid ndaj Juventusit i shtohet edhe mendimi i Maradonës. Gjyqtari Oliver akordoi penallti për Realin, pas dyluftimit mes Benatia dhe Vazquez.

Në një video “live” në Instagram, nga pishina e tij, Maradona deklaroi: “Nuk ishte penallti, në asnjë mënyrë. Vazquez iu desh të hidhej në zonë, sepse Buffon ishte pranë tij dhe Benatia mund t’ia merrte topin. Vazquez u zhyt vetë. Do ta bëja edhe unë një gjë të tillë”.

Më pas Maradona saktëson: “Me 99% do të ishte gol për Realin. Vazquez do të shënonte. Por, protagonisti kryesor është ai, që nuk përfitoi nga topi i mrekullueshëm që i dha Ronaldo”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: