Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Marrëveshja Rama-Basha, deputeti i PS: Opozita u bind për rëndësinë e vettingut

taulant balla

Teksa e cilëson shume të rëndësishme për Shqipërinë marrëveshjen Rama-Basha, deputeti socialist Taulant Balla shton se kjo më tepër bindi opozitën për rëndësinë që ka reforma në drejtësi dhe vettingu.
Taulant Balla, drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit, zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Fushë-Labinotit.

“Edhe pse u përbetuan që nuk do të jenë në zgjedhje dhe nuk do të votojnë Vettingun, ja ku jemi sot, për të garantuar se zgjedhjet do të kenë edhe PD, pavarësisht se zgjedhjet edhe pa ta do të ishin legjitime dhe me standarde. Tashmë do t’i japim mundësinë edhe ndonjë demokrati që është këtu që të votojë për atë parti që ai mendon, edhe pse thirrja ime është që PD ka nevojë të reformohet dhe të kuptojë se kush janë problemet dhe hallet e shqiptarëve; sepse nuk ishin hallet e shqiptarëve të gjithë ato kërkesa të PD të cilat nuk kishin bazë: kërkesa për qeveri teknike e cila ka rënë poshtë; kërkesa për mbajtjen e zgjedhjeve në tetor e nëntor sigurisht që ka rënë poshtë.

Tashmë jemi në kushtet që çdo parti duhet të dalë përpara popullit. I shoh pak të vështira mundësitë e PD të dalë përpara popullit e të shfaqë alternativat e saj, për aq kohë sa 4 vite në opozitë nuk u mundua minimalisht të hartonte një alternativë. E vetmja alternativë e besueshme që ka sot Shqipëria është alternativa që ofron PS”, tha deputeti socialist.

Balla u prezantoi banoreve të kësaj zone projektet që ka sot Bashkia e Elbasanit dhe qeveria për investime, duke shtuar se Fushë-Labinoti ka nevojë për kanalizime, ndriçim rrugor, rehabilitimin e qendrës së njësisë administrative, të gjitha këto projekte që siç premtoi ai do bëhen brenda 4 viteve.

(el.sp/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .