Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në “Facebook” akuzoi Ambasadën Amerikane në Tiranë pasi sipas tij në këtë institucion po ju mësohen të rinjve martesat gay dhe legalizimi i drogërave.

Pas këtij portimi i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i aktivistiti të LGBT-së Kristi Pinderi i cili e ka  quajtur Manjanin si një nejri të paditur.

“Unë mund ta kuptoj bezdinë dhe parehatinë që mund të ketë Ylli ndaj gjërave që nuk i kupton si martesat gej. Por nuk kuptoj si vazhdon të jetë rehat me paditurinë e vet e ta shpallë atë botërisht? Çfarë fiton kur i thua botës sa shumë i paditur dhe injorant je?,” shkruan ai.

Çfarë shkroi më parë Manjani

“Martesat Gay; Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!!

Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.

Ky lajm u pëçua dje.

Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!

Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!

Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b…..!

Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mesimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesmarrjen!

Ta refuzojnë, duke i falenderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar!

Më mirë të rrinë në kafene”

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb