TIRANË- Prokuroria i kërkon Gjykatës së Lartë masën e sigurisë arrest me burg për dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku të akuzuar për “Kallëzim të rremë”, “Kanosje për kallëzim” dhe “Deklaratë të rremë para prokurorit”.

Dosja u dorëzua në orën 17:35 minuta në protokollin e Gjykatës Supreme nga korrieri i Prokurorisë së Përgjithshme. Gjykata e Lartë njoftoi zyrtarisht se shorti me gogla për caktimin e Kolegjit Penal, që do shqyrtojë kërkesën do të hidhet në orën 08:30 të së shtunës. Prokuroria këmbëngul që urdhri i indalimit të konsiderohet i ligjshëm dhe dy deputetët të mbahen nën masën e arrestit. Ligjërisht Kolegji Penal që do të dalë pas shortit duhet që ta shpallë venimin pas 48 orësh. Gjithashtu ditën e sotme Gjykatës së Lartë i janë drejtuar edhe avokatët e deputetit Tom Doshit, të cilët dorëzuan kërkesën për lirimin e tij.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: