TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot dhe në fokus të diskutimeve ka pasur protestën e 27 janarit.

Duke iu referuar burimeve nga mbledhja gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” se Basha ka porositur deputetët për seancën parlamentare të së enjtes duke iu kërkuar të përdorin kohën e tyre për të bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.

Ky do të jetë edhe qëllimi i deklaratave të deputetëve të PD-së në seancën e së enjtes. “Në fokus të diskutimeve në parlament duhet të jetë protesta e 27 janarit. Faktet, varfëria, krimi, korrupsioni”, ka thënë Basha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: