GREQI- Policia helene ka arrestuar një shtetas grek pasi është kapur me 118 kg drogë. Sipas mediave greke, policia ka ndjekur një automjet që vinte nga kufiri shqiptar.

Mjeti është tentuar të ndalohet në Aggeli, Artë por nuk i është bindur urdhrit. Ka vazhduar rrugën deri sa humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në Amfilochia.

droge Greqi (1)

 

Në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 108 pako me 118 kg 638 gram marijuaneë, ndërsa në pranga ka përfunduar drejtuesi grek 60-vjeçar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: