SHBA- ‘New York Times’, “Abc News”, “Asociated Press”, dhe një sërë mediash të tjera të mëdha e të vogla kanë publikuar një artikull qe i kushtohet deklaratave të bëra nga kryeministri shqiptar Edi Rama, dje në emisionin “Zona B” ku ai u shpreh se zgjedhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, pra nëse ai zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara, do të ishte rrezik për Shqipërinë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Sipas ‘New York Times’ Gazeta e njohur amerikane shënon se këto komente bëhen një javë para vizitës që Rama do të bëjë në Uashington. “Donald Trump është një kërcënim për Amerikën, dhe padyshim, një kërcënim për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA”, citon NY Times kryeministrin Rama.

Gazeta vë në dukje se kryeministri i Shqipërisë u shpreh që nuk po u referohej Republikanëve, por “një karakteri që ka ngjallur shqetësim, tek disa republikanë, aq sa ata tani duan të votojnë për Hillary Clinton”. ‘New York Times’ shkruan se gjatë vizitës në Uashington, Rama do të takohet me Presidentin Obama dhe Zv.Presidentin Joe Biden.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: