Fitorja e Zvicrës me golat e Shaqirit dhe Xhakës ka mrekulluar helvetët. Mediat zvicerane nuk kanë vonuar që t’i thurin elozhe dyshes shqiptare Xhaka-Shaqiri për golat që shënuan sot e i dhanë suksesin 2-1 përballë Serbisë duke i shtyrë drejt kualifikimit të mëtejshëm në Botëror. Ashtu si katër vite më parë, kur Mehmedi, Xhemajli, Xhaka dhe Shaqiri shënonin të gjithë për të kaluar Zvicrën në turin tjetër të turneut, janë përsëri shqiptarët që realizojnë gola vendimtare për të ecur në Botëror.
Ndaj në mediat kryesore zvicerane, nuk mund të mungonin falënderimet për ta dhe vlerësimet, duke harruar për pak çaste dozat e theksuara të nacionalizmit pasi lojtarët shqiptarë rrallëherë vlerësohen kur kujtojnë origjinën e tyre.

E përditshmja “Blick” e tregonte më së miri këtë qëndrim. “Falë shqiponjave Xhaka dhe Shaq ne vazhdojmë të ëndërrojmë”, titullohej artikulli i cili paraqiste dy lojtarët duke bërë festimet e tyre pas golave.

 

adadadfafaf

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb