Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Menduh Thaçi: Unë jam kryeplaku i vërtetë i shqiptarëve të Maqedonisë

gurra

TETOVE- Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në tubimin e mbajtur mbrëmjen e djeshme në shkollë “Migjeni” në Tetovë, ka deklaruar se ai është kryeplaku i vërtetë i shqiptarëve të Maqedonisë.

Thaçi para të pranishmëve tha se edhe anëtarët dhe militantët e BDI-së këtë radhë do ta votojnë kandidatin e PDSH-së për kryetar të Tetovës, Bardhyl Dautin.

“Unë jam realisht kryeplaku i politikës shqiptare të Maqedonisë, të tjerët janë të rrejshëm, ato lëre që janë të rrejshëm por janë edhe të përkulshëm, lëre që janë të përkulshëm por janë edhe shumë të dobët. Ne duhet të jemi shumë të kujdeshshëm të nderuar bashkëqytetar të mi më besoni se po ua flas të vërtetën, ju të jeni të sigurt, absolutisht se anëtarët e BDI-së dhe militantët e tyre, këtë herë më shumë se gjysma kanë garantuar se do ta votojnë Bardhyl Dautin”, ka deklaruar mes tjerash Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.

(BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • Ty do te therasim kryeplaku i fshatit (kodrine)KREVENIK te KAQANIKUT e HANIT TE ELEZIT.Nga dhe e ke prejardhjen.kokefort,kokebosh…prej tekniku te stomatologjise u bere milioner,politikan….



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.