BERLIN- Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri thirrje sot për një samit të BE-së, javën e ardhshme, për krizën e refugjatëve duke thënë se një zgjidhje e përbashkët është e nevojshme për të marrë kontrollin për këtë çështje.

“Ne do ta zgjidhim këtë sfidë, por vetëm së bashku”, tha Merkel për gazetarët gjatë një konference për shtyp në Berlin pas bisedimeve me homologun e saj austriak, Verner Feyman.

“Ne jemi në një situatë që nuk është shumë e lehtë dhe kjo është një nga sfidat më të mëdha që kemi pasur në dekada”, shtoi Merkel.

Vendet anëtare të BE-së dështuan në samitin e të hënës me ministrat e Brendshëm për të rënë dakord mbi një sistem për rishpërndarjen e refugjatëve midis tyre bazuar në një sistem të detyrueshëm kuotash, që u mbështet nga Gjermania dhe Franca, por u kundërshtua nga shumë vende lindore, si Hungaria dhe Polonia.

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere bëri thirrje për sanksione financiare për shtetet anëtare të BE-së që refuzojnë për të ndarë barrën e pranimit të refugjatëve. “Ato vende që refuzojnë, asgjë nuk u ndodh përveç se refugjatët kalojnë përmes tyre”, tha de Maiziere për televizionin ZDF.

“Dhe për këtë arsye, ne duhet përdorim presionin”, shtoi ai duke vënë në dukje se këto shtete anëtare kanë marrë shpesh fonde të konsiderueshme strukturore nga Bashkimi Evropian.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: