Argjentina ndodhet në një moment të vështirë në grupin e saj në Botëror, por Lionel Messi nuk do të heqë dorë nga fitimi i këtij trofeu pavarësisht se së fundmi ka marrë kritika të shumta.
Në një intervistë për “Daily Mirror” 31-vjeçari është shprehur:
“Gjithmonë më ka ndjekur ëndrra dhe dëshira për të ngritur Kupën e Botës me Argjentinën, për të ndjerë emocionet që të jep një triumf i tillë.
E mendoj vazhdimisht atë moment që do të bënte të lumtur miliona argjentinas në botë. Nuk do të heqim dorë nga një ëndërr e tillë”, ka thënë Messi.
(BalkanWeb)