ITALI- Është ekstraduar nga Holanda me anë të një mandat-arresti europian nga prokuroria e Breshias, bosi i kokainës i njohur si Messi shqiptar.

Bëhet fjalë për shqiptarin Bledar Pajana i njohur si “Messi” shqiptar, i cili kishte ngritur një rrjet efikas importimi kokaine në Itali nga Amerika e Jugut, duke e kaluar tranzit nëpërmjet Lizbonës apo Madridit. Sipas Guardia di Finanza, Pajana kishte arritur të fuste në Itali deri 200 kg kokainë në muaj. Hetimet ndaj tij nga Prokuroria e Breshias çuan në sekuestrimin e 71 kilogram kokainë. Pas kapjes së fundit të kokainës ai u zhduk pa lënë gjurmë.

Pasi policia holandeze e arrestoi afër aeroportit të Amsterdamit, më në fund Bledar Pajana u ekstradua në Itali. Me urdhër të Gjykatës së Breshias Bledari u transferua në burgun e Rebbibias.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: