Një meteor, një yll në rënie apo një mbeturinë e hapësirës u “zhyt” në atmosferën e Tokës. Megjithatë është ende i paqartë trupi i ndritshëm që u kap nga kamera e Airlive në qiell mbi aeroportin e Heathroë, më i rëndësishmi në Londër.

Ajo që bie më shumë në sy, duke parë imazhet, është ngjashmëria e fenomenit (që ndodhi më 19 nëntor) me zbritjen e një avioni të linjës.

Por në fakt avioni vjen pak momente pasi gjëja e shndritshme bie nga qielli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb