Milani nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Drejtuesit e kuqezinjve janë vënë pas sulmuesit italian, Andrea Belotti, i cili ka klauzolë prej 100 milionë eurosh. Sipas “Tuttomercatoweb”, Milan nga 40 milionë euro ka rritur ofertën në 50 milionë euro dhe përveç M’Baye Niang, ata kanë ofruar edhe shërbimet e Manuel Locatelli. Në rast se refuzohet kjo ofertë, atëherë Milani si pjesë të marrëveshjes mund të përfshijë edhe lojtarin e tretë, qendërmbrojtësin Gabriel Paletta.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb