TIRANË- Edhe pse ambasadorja e re e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, nuk ka qenë mjaft e pranishme në media, ashtu si ka ndodhur me ambasadorët e tjerë para saj, këtyre të fundit nuk iu ka shpëtuar një konflikt i heshtur i saj me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Mediat shkruajnë sot se ministri është mërzitur me ambasadoren pasi ajo me të marrë postin pushoi nga puna disa prej bashkëpunëtorëve të vjetër dhe një ndër ta ishte këshilltarja juridike që për koincidencë është gruaja e ministrit Bushati.

Nuk dihet nëse Vlahutin e pushoi zonjën Bushati për të shmangur një konflikt interesi apo për shkak të profesionalizmit të saj, por këtë gjë duket se nuk e ka kapërdirë ministri Bushati.

E ndërsa rruga drejt Europës për Shqipërinë është në fazat e saj më të rëndësishme, një incident që mund të konsiderohet paksa banal, e bën edhe më të vështirë komunikimin politik midis Bushatit dhe të dërguarës së BE, në Shqipëri.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: