ATHINE- Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar në një intervistë për televizion grek Alfa se para një muaji janë mbyllur të gjitha çështjet e hapura prej vitesh me Shqipërinë. Para një muaji mbyllem të gjitha çështjet e hapura me Shqipërinë, që kanë qenë të tilla prej vitesh me radhë. Diplomati grek pohon se çdo negociate ka luhatje, dhe se nuk mund të japë asnjë opinion para mbylljes përfundimtare. “Për pozitivitetin duhet bere kompromise, por ato te jene dypalëshe dhe ne favor te te gjithëve. Me Shqipërinë, po negociojmë rreth 2 vjet e gjysme dhe është normale te kemi një rezultat pozitiv. Shpresoj te jete kështu”.

Ministri i Jashtëm grek tha gjithashtu se Greqia nuk ushtron presion për zgjidhjen e heshtjeve. Sipas tij Greqia nuk ka ngut, ndërsa fqinjët e saj po. Ai u shpreh se vendi i tij ka ndjenjën e përgjegjësisë si vendi me i fuqishëm ne Ballkan për stabilizimin e rajonit. Kotzias shprehu besimin se në te ardhmen Shqipëria, madje edhe Shkupi ku temat janë me delikate, do jene aleatet me te mire të Greqisë në Ballkan.

Lidhur me negociatat me Shkupin Kotzias nuk ishte aq optimist sa për ato me Shqipërinë. Shpresoj ne mes te shkurtit te prezantoj zyrtarisht paketën e marrëveshjes me Shkupin. “Zaev është optimist për negociatat, dhe unë do doja te kishte te drejte, por nga pikëpamja jonë, nuk ka akoma një marrëveshje. Me sa duket është çështje perceptimi”. I pyetur për incidentet me Turqinë në Egje, Kotzias pohoi se Turqia, është e irrituar nga zgjidhja e problemeve Shqipëri-Greqi, pasi po humbet harkun ballkanik dhe luhatet mes arrogancës dhe pasigurisë. Ai shtoi se Greqia është shtet me aleatë, diplomaci e sistem mbrojtës te fuqishëm, nuk është Irak e Siri dhe nuk ka hapësire për provokime te tilla!

“Ballkani dhe Turqia nuk duhet te besojnë se Greqia ka humbur influencën nga kriza ekonomike. Greqia me ekonomi te fuqishme dhe miqësore me fqinjët ballkanas, gjë që është ilaçi me i mire ndaj Turqisë”. Kotzias e përfundoi intervistën e tij të gjatë me një mesazh paqësor, kur tha se “Mbyllja e çështjeve ne Ballkan synon ne paqen dhe stabilitetin e rajonit. Duam te rikthejmë Ballkanin bashkëpunues, paqësor e miqësor ne rajon. Mos te kemi grindje por te orientohemi drejt te ardhmes. Historia te behet shkolle e jo burg”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb