TIRANE- Ministri i Financave, Arben Ahmetaj në një konferencë për mediat i është rikthyer sërish shifrave, por nuk ka lënë mënjanë edhe deklaratat politike.

Ai i këshilloi qytetarët të mos “gënjehen” nga taksa 9% që premton nga çadra e protestës kryedemokrati Lulzim Basha, duke sqaruar se si rëndon ajo në xhepat e qytetarëve.

“I them qytetarëve që deklarimi i çadrës për taksën e sheshtë 9% ka në themel rrënimin e qytetarëve. Taksimi 9% do të thotë që 500 mln dollarë t’ju merren nga xhepat qytetarëve. Të votosh sot për çadrën do të thotë t’i heqësh vetes e prindërve 500 mln dollarë dhe t’ja japësh çadrës t’i shpërdorojë si në 2005 dhe 2008”,- tha ai.

Duke kërkuar besimin për një mandat tjetër qeverisës, Ahmetaj premtoi rritje ekonomike në 4-vjeçarin e ardhshëm.

“Kemi lënë pas një krizë të rëndë të ekonomisë, ishin shkatërruar themelet e shtetit. 4-vjeçarin që vjen mund të ndërtojmë më tej Shqipërinë që duam”,- tha ai.

Ndër të tjera ai përmendi edhe rëndësinë që ka Reforma në Drejtësi për ekonominë. “Reforma në drejtësi është një instrument për të çliruar potencialin ekonomik të Shqipërisë. Ashtu siç kemi qenë këmbëngulës për Reformën në Drejtësi ashtu do jemi për zhvillimin ekonomik. Po e them që prezenca e çadrës është rrezik për ekonominë, është kthyer në armik të ekonomisë”,- tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: