Jennifer Aniston dhe Justin Theroux janë ndarë, por a ishin vërtetë të martuar?
Ky mister qarkullon në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime për martesën mes dy aktorëve në 2015.

Festa në vilën Bel Air nuk ka kaluar pa rënë në sy, por sipas Tmz nuk ka një dokumente zyrtar pavarësisht festës. As avokatët nuk janë kontaktuar në lidhje me divorcin. Duket që edhe avokatë të tjerë që merren me divorcet e të famshmëve nuk janë kontaktuar nga Jennifer dhe Justin, sepse të dy nuk kanë nevojë për një avokat përderisa nuk janë martuar kurrë.

Ndërsa fansat shpresojnë që Aniston të kthehet me ish të dashurin Brad Pitt, i cili tani është beqar, pas ndarjes nga Angelina Jolie, ka edhe nga ata që thonë se mes Jen dhe Justin është një person i tretë.

Artistja nuk e gëlltit dot miqësinë mes Theroux dhe Naoimi Watts dhe shpesh herë në publik ka bërë skena xhelozie për të. Fakt mbetet që si Aniston ashtu edhe Theroux pas fundit të dashurisë së tyre kanë thënë që do mbetet miq…
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb