ITALI – Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me një sasi të konsiderueshme droge. Një sasi prej 50 kg marijuanë e fshehur brenda një furgoni frigoriferik të marrë me qira është sekuestruar nga policia italiane në Catania.

Në pranga ka përfunduar një 29 vjeçar shqiptar, Ervis Ismailaj, drejtuesi i mjetit. I marrë fillimisht në pyetje nga financierët, ai ka treguar shenja të qarta nervozizmi.

Kontrollet e mëtejshme në pjesën e pasme të furgonit bënë të mundur gjetjen e sasisë së drogës të ndarë në 5 qese. Lënda narkotike dyshohet se do të shitej tek konsumatorët në zonë, e cila do t’i sillte 300 mijë euro në shitjen me pakicë.

Shoferi shqiptari me banim në Aci Sant’Antonio (CT), u arrestua dhe u shoqërua për në Piazza Lanza në dispozicion autoritetit gjyqësor.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: