Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ndahet nga jeta ish-ministri i LSI-së, Dritan Prifti

priftiii

TIRANE- Ish-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti është ndarë nga jeta sot në Tiranë. “BalkanWeb” mëson se dje Prifti ka kryer një operacion tepër të vështirë në Itali pas së cilit nuk ka patur përmirësime.

Muajve të fundit ai iu është nënshtruar kurave intensive në Itali dhe Gjermani, por pavarësisht kësaj nuk mundi t’i bëjë ballë sëmundjes së dytë të rëndë. Pasditen e djeshme ai është kthyer në Shqipëri, ndërsa u bë me dije se gjendja e tij po shkonte drejt përkeqësimit.

Pak kohë para zgjedhjeve të 25 qershorit, Prifti pohoi se po përballet me një sëmundje të rëndë, e cila nuk e lejonte të bëhej pjesë e fushatës.

Ai tha se nuk mundej fizikisht pasi prej mbi një viti po luftonte me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Prifti shërbeu si Ministër i Energjitikës në vitet 2009-2010.

(e.f/BalkanWeb)


Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.