DURRES– 10 kg heroinë janë sekuestruar ditën e sotme nga policia kufitare në portin e Durrësit. Sipas raportimeve të para, sasia e drogës kishte destiancion Italinë.

Kamioni që kishte në brendësi heroinën kishte targat ‘AA 943 OO’. Policia bën me dije se destniacioni final i drogës ishte qyteti i Ankonas në Itali.

Sasia e drogës ishte e fshehur në kabinën e automjetit të ngarkuar me konfeksione. Kontrolli i imtësishëm nga policia erdhi pas informacione të marra në rrugë hetimore se në këtë kamion kishte drogë.

27950962_394860240939818_144241234_o

Në pranga përfundoi shoferi i kamionit dhe priten të vazhdojnë hetimet për persona të tjerë të përfhsirë në ngjarje.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare e Portit Durres godet nje tjeter tentative te trafikut nderkombetar te drogave te forta.

Sekuestrohen rreth 11 kilograme lende narkotike e dyshuar Heroine.

Arrestohet ne flagrance poseduesi i lendes narkotike.

Gjetja e lendes narkotike gjate kontrollit ne vije te dyte nga Policia Kufitare.

Kontrolli i imtesishem mbi bazen e informacioneve te Policise Kufitare ne bashkepunim me DVP.Durres dhe agjensite e tjera ligjzbatuese

Me date 11.02.2018, sherbimet e Policise Kufitare te Portit Durres, ne vijim te kontrrolleve intensive per parandalimin dhe goditjen e trafikut te lendeve narkotike, si dhe bazuar ne informacionet e marra ne rruge operative ne bashkepunim me agjencite e tjera ligjzbatuese gjate kontrollit ne vijen e dyte te kamionave rezultoi se:

Ne kabinen e kamionit MAN me targe AA 943 OO nen krevatin e shoferit ne nje vend te fshehte pas kontrollit te imtesishem me qenin antidroge dhe fibroskop u gjeten disa pako me lende te dyshuar Heroine.

Kamjoni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjèç, banues ne Durres.

Ne vendngjarje ka mbritur grupi hetimor dhe specialistet e Sektorit te Hetimit te Narkotikeve ne Drejtorine Vendore te Policise Durres.

Nga kontrolli i imtesishem u gjeten 10 pako te medha dhe nje pako e vogel ku brenda tyre kishte lende narkotike te dyshuar Heroine, ku eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale ku do kryhet dhe peshimi i plote i saj.

Kamioni me ngarkese 15 koli me qese plasmasi me destinacion Firenzze-Itali.

Grupi hetimor po vijon punen per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave te tjere te perfshire ne kete trafik.

Njekohesisht eshte shkembyer informacion ne kohe reale me homologet Italiane per te zhvilluar hetime te perbashketa ne lidhje me kete rast.
 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: