Kryetari i Kuvendit komunal të Bujanovcit, Këshillit Nacional shqiptar dhe lideri i LPD-së, Jonuz Musliu ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Jonuz Musliu ka lindur në vitin 1959, ka qenë ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Ndërkohë nga viti 2014 ai ka qenë kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si Kryetar Kuvendi në Bujanovc për disa mandate.

Mediat shkruajnë se para 6 muajve Musliu u detyrua të shtrohej në spital në Turqi për trajtim mjekësor pas disa problemeve shëndetësore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb