Kundërshtarët, tifozët e huaj dhe ata shqiptarë, kanë dalë hapur kundër Skënderbeut, çka ka bërë që UEFA të ketë prova të shumta për të nisur hetimin dhe për të kërkuar dënimin e korçarëve. Gjithçka është pasqyruar në raport.

PORTIERI- Portieri i Krusadersit, Shën Onill, ishte rivali i parë i Skënderbeut në “play off”-in e Ligës së Kampionëve në sezonin 2015-2016. Kur ndeshja përfundoi, ai hodhi dyshimet se ishte e trukuar. “Nëse nuk ka një hetim nga UEFA për ndeshjen tonë mbrëmjen e sotme, atëherë ka diçka që nuk shkon. 3.5 gola, ishte qesharake. Në 10 minutat e fundit, unë nuk kisha parë kurrë futboll të tillë. Ky përfundim nga portieri i Krusadersit u bë në të njëjtën ditë kur u luajt ndeshja. Ndodh rrallë që një lojtar rival denoncon në mënyrë publike një ndeshje që sapo e ka luajtur dhe për më tepër e ka fituar skuadra e tij.

TIFOZËT- Nuk ishte vetëm portieri që kishte parë diçka që nuk shkonte në këtë ndeshje. Edhe tifozët e ekipit reaguan në rrjetet sociale. “Skënderbeu ndaloi të luante. Në pesë minutat e fundit, Krusaders shënoi një gol të parregullt për pozicion jashtë loje, e goditi dy herë shtyllën dhe shënoi dy gola”.

SILKERBORGU- Stafi i lojtarëve dhe trajneri i skuadrës daneze të Silkeborgut kishin raportuar në federatën e tyre për atë që kishte ndodhur në miqë- sore. “Ne kemi marrë informacione nga Federata e Futbollit të Danimarkës që trajneri i Silkeborgut dhe lojtarët raportuan për dyshime të ndeshjes miqësore me Skënderbeun më 24 janar 2013. Ata thonë se u surprizuan nga kualiteti dhe performanca e Skënderbeut në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ndodhi një ndryshim drastik në performancën mes dy pjesëve. Lojtarët e Skënderbeu hoqën dorë nga ndeshja”, shkruhet në raport.

SHQIPTARËT- Por, UEFA ka përdorur gjithashtu edhe sjelljen e tifozëve shqiptarë në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit më 19 dhjetor të vitit 2015. Tifozët kundërshtarë të korçarëve kishin një baner ndaj presidentit Ardjan Takaj, ku shkruhej “Take-Tuke, ndeshje të trukuara 100%”. Kjo banderolë i referohej ndeshjes së trukuar të Skënderbeut kundër Lokomotivës së Moskës në Europa Ligë.

Tifozët gjithashtu kanë shprehur hapur mendimin e tyre në rrjetet sociale, duke thënë se korçarët e lejuan ekipin e Silkeborgut të shënonte gola në pjesën e dytë. Madje, këto komente u bënë nga tifozët e Skënderbeut në njoftimin zyrtar të rezultatit të ndeshjes. Dhe kur të akuzojnë tifozët e tu, sigurisht që pretendimet janë të besueshme.

Panoramasport:  http://www.panorama.com.al/sport/ndeshjet-e-trukuar-te-skenderbeut-rivalet-i-dolen-kunder-ja-kush-akuzoi-per-korcaret/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: