Një i ri nga Durrësi është tronditur, kur papritur celulari i tij “iPhone 5c” ka plasur në xhep. Djali ka shkruar pranë JOQ se e kishte në xhep celularin e tij, por ka vërejtur të nxehet dhe në pak sekonda ka shpërthyer i tëri.

Ai ka dërguar dhe foton, nga ku shihet se celulari është shkatërruar totalisht. Nuk është hera e parë që dëgjojmë për shpërthime të tilla celularësh.

Së fundmi kanë ardhur raportime të ndryshme nga vende të shumta të botës dhe kjo ka bërë që të ngrihet një pyetje e madhe: A jemi të sigurt nga smartphonët që mbajmë?
23423502_970234996461592_1034445457_o
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: