Pak minuta para se të zbulohen formacionet zyrtare të sfidës, raportimet nga Spanja pohojnë se trajneri Christian Panucci do të bëjë disa ndryshime në 11-shen që do të hedhë në fushë. Me dëmtimin e Cikalleshit thuajse ishte e sigurtë startimi i Sadikut, por ndryshe nga çfarë pritej vendin e sulmuesit të Legia-s do ta zë Azdren Llullaku.

Sipas të gjitha gjasave, Sadiku do ta nisë nga stoli, ndërsa ndryshimi i madh është edhe në krahun e majtë të mbrojtjes. Kapiteni Ansi Agolli nuk do të jetë titullar, teksa vendin e tij do ta zërë Hysen Memolla. Ndryshime për takimin në fjalë kundër Spanjës do të ketë edhe në qendër të mbrojtjes. Nga minuta e parë nuk do të startojë Gjimshiti, por Frederik Veseli. Ndërsa balotazhin mes Memushajt dhe Bashës, duket se e ka fituar mesfushori vlonjat.

Fomacioni: 5-3-2

Berisha, Balliu, Hysaj, Ajeti, Veseli, Memolla, Xhaka, Kaçe, Memushaj, Grezda, Llullaku

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb