Një nga 3 ish-drejtorët e Policisë që pritet të arrestohen pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është edhe Sokol Bode.

Ky i fundit, ish-drejtori i Postës në Dhërmi, ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt, (ky i fundit i arrestuar pak kohë më parë në Itali për trafik droge).

Po ashtu, Prokuroria ka lëshuar edhe urdhër-arrest (nuk janë ekzekutuar ende) për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar. Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. Akuza që qëndron mbi këta zyrtarë është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sattivës në këtë qark.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb