TIRANE– Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të zhvillojë nesër një dëgjesë me anëtarët e Komisionit të Jashtëm në lidhje me procesin e negociatave me Greqinë.

“BalkanWeb” mëson se takimi do të zhvillohet nesër në orën 08:15 në ambientet e presidencës dhe vjen pas kërkesës së anëtarëve të opozitës në Komisionin e Jashtëm për të zhvilluar dëgjesë me presidentin Ilir Meta. Anëtarët e Komisionit të Jashtëm kanë pranuar ftesën e Metës për të shkuar në Presidencë.

“Ministri Bushati foli në shkelje të etikës ndaj deputetëve dhe Presidentit. Që në fillim të fjalës sime do të bëj kërkesën në emër të deputetëve të opozitës që mbas kësaj mbledhjeje, në një ditë të përshtatshme të organizojmë mbledhje të dytë dhe të thërrasim Presidentin e Republikës. Do e paraqesim dhe me shkrim këtë kërkesë, sepse u bënë shumë lojëra fjalësh mbi të, shumë akuza”- tha përfaqësuesi i PD, Tritan Shehu një ditë më parë, gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: