Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Negociatat, Milo: Partitë të shtyjnë grindjet shterpë 6 muaj më vonë

paskal-milo

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo e ka cilësuar “korrekt” qëndrimin e mbajtur nga qeveria shqiptare përmes votës për mosnjohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Ai tregoi se ndër vite qeveritë shqiptare kanë mbajtur qëndrime të ndryshme, madje e ka cilësuar periudhën pas viteve ’90 si “anarki diplomatike”.

Sa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, Milo, në cilësinë edhe të ministrit të parë të Integrimit Evropian në Shqipëri shpreh dëshirën që ato të ndodhin sa më shpejt, por bën thirrje që palët të lënë mënjanë grindjet për këtë interes më madhor për vendin.

Zoti Milo, pati një diskutim mjaft të gjatë ditët e fundit në lidhje me votën që dha Shqipëria në OKB për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Si ish-ministër i Jashtëm, nëse do të ishit në pozicionin e ministrit aktual, Bushati, çfarë do të sugjeronit në një rast të tillë?

Dua ta nis me një sqarim. Ministri i Punëve të Jashtme i çdo qeverie në çdo vend të botës nuk bën politika personale dhe nuk merr vendime jashtë qeverisë që përfaqëson në marrëdhëniet me jashtë, prandaj adresimet kundër ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme, zotit Ditmir Bushati nuk kanë logjikë politike dhe aq më tepër diplomatike.

Çështja e qëndrimit ndaj vendimit të Presidentit Trump për Jerusalemin, si kryeqytet i Izraelit nuk është një çështje e thjeshtë, padyshim, sepse Jeruzalemi ka qenë dhe mbetet një nga pikat më të nxehta dhe konfrontuese të konfliktit të vjetër izraelito-palestinez dhe më gjerë. Shqipëria në çështjen e konflikti historik jo gjithnjë që kur ka lindur përplasja ka mbajtur të njëjtat qëndrime. Në vitin 1947, kur Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Asambleja e OKB-së vendosën që të krijoheshin dy shtetet Palestina dhe Izraeli në territoret e kontestuara ku ekzistojnë edhe sot ka votuar në favor të krijimit të shtetit të Izraelit. Ndonëse ishte një shtet komunist në koniunkturën e atëhershme ndërkombëtare ajo votoi për krijimin e shtetit të Izraelit…

Intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/01/10/negociatat-milo-partite-te-shtyjne-grindjet-shterpe-6-muaj-vone-vota-ne-okb-pas-90-shqiperia-ne-anarki-diplomatike/