Ministr për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta, në lidhje me kërkesën për plotfuqishmërinë e negociatave.

Burime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme bëjnë me dije se  letra nga ministria është dërguar paraditen e sotme.

Kjo përgjigje e Bushatit, vjen pas kërkesave që ka dërguar Meta në lidhje me informacionet që ka kërkuar në lidhje me autorizimin për negociatat me Greqinë.

Më herët kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Takimi i dy zyrtarëve është zhvilluar në ambientet e Presidencës dhe zgjati rreth 60 minuta

Mësohet se ky takim u zhvillua në lidhje me negociatat për detin me Greqinë

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: