TIRANË-Qeveria duket se ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka. Kërkesa është bërë para disa javësh dhe i është dërguar presidentit Bujar Nishani. Por, ky i fundit ka refuzuar shkarkimin e Cekës, duke thënë se ai duhet të mbarojë mandatin deri në fund.
Ende nuk dihet motivi i shkarkimit, por gazetari Ylli Dylgjeri e ka një përgjigje. Ai e ka komentuar këtë në rrjetin social Facebook duke aluduar se përse duan ta heqin Cekën nga ky post. Sipas tij, shkak janë bërë përmbytjet dhe Neritan Ceka si arkeolog i duhet vendit të dëshmojë kur të tërhiqen ujrat se kush ka jetuar më shumë nën ujë, pellazgët apo darzinjtë e Darëzezëz.

“Pse duan ta heqin Ceken???
Nje dileme qe qarkullon eshte, se pasi te terhiqen ujrat, si arkeolog i famshem,
Ceka duhet te ndricoje disa pyetje p.sh:
Kush ka jetuar me shume ne uje Pellazget apo Darzinjte???”

Ndërsa mediat shkruajnë sot se kërkesa për shkarkimin e Cekës është një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Ditmir Bushati.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: