Dy javë më parë, “New Europe” botoi një artikull të hollësishëm mbi vilën e Ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin. Prona ishte blerë për dhe në emër të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm për 1,649,000 euro, dhe është një shtëpi me një sipërfaqe 345 metra katrorë. Ashtu siç u zbulua në artikull, shtëpit pothuajse dy herë sa madhësia e vilave shiten me ofertë me gjysmën e çmimit në të njëjtin kompleks. Për më tepër, kjo ishte shitja më e shtrenjtë në rezidencat e Rolling Hills.

Më parë gjatë kësaj jave (ish-eurodeputete) tha në Tiranë se “ajo do të ndihej e turpëruar nëse lajmi për vilen e Ambasadores Vlahutin do të ishte i vërtetë” dhe se “kjo do të ishte një turp për të gjithë Bashkimin Evropian”.

“New Europe” ka botuar pjesë nga kontrata e blerjes ku kishte çmimin dhe firmat e palëve të përfshira, si edhe faqen online të agjencive me çmimet e tregut.

Për më tepër kryetarja e Komitetit për Kontrollin Buxhetor, Ingeborg Grässle, i ka dërguar një letër me 11 pyetje Federica Mogherini-t, në lidhje me blerjen e vilës së shumëpërfolur:

Pyetje pasuese për Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm – dyshime për korrupsioni ndaj një zyrtari të lartë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm bleu një rezidencë në zonën e Rolling Hills, Tiranë, Shqipëri. Na u bë e ditur se çmimi i vilës me sipërfaqe 345 metra katror ishte 1,65 milionë euro, që do të thotë 4780 euro për metër katror.

A mund të konfirmojë Komisioni shifrën e lartpërmendur?

Nëse po, cila është arsyeja për çmimin e lartë për metër katror, duke qenë se çmimi mesatar për pronën në të njëjtë kategori dhe në të njëjtën zonë, Rolling Hills, duket se varion nga 1000 euro deri në 2000 euro për metër katror?

Cila ishte arsyeja e blerjes së një prone kaq të shtrenjtë në vend që të merrej me qira ose të blehej një tjetër?

A nisi një procedurë prokurimi publik? Sa oferta ishin marrë?

Ju lutemi a mundet të na informoni për datën e saktë kur filluan negociatat për pronën e re dhe datën kur u firmos kontrata e blerjes?

Kush ishte përgjegjës për negociatat?

A po ndërmerret një hetim nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit?

Ju lutemi mund të na jepni listën e ndryshimit të stafit midis fillimit (jozyrtar) të negociatave dhe firmosjes së kontratës së blerjes?

A është Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm në dijeni të ndonjë të afërmi të anëtarëve të qeverisë shqiptare, të cilët punojnë për delegacionin e BE-së? Nëse po, ju lutemi a mund të na jepni emrat përkatës?

Në publik, ne shohim akuza për korrupsion ndaj një zyrtari të lartë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm. A mundet Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm të konfirmojë ndonjë hetim?

A i heton Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm dhe Komisioni procedurat e rekrutimit?

Përgjigjet priten të premten, 24 shkurt, në orën 12:00

Edhe pas botimit para dy javëve nga “New Europe” të artikullit për blerjen e vilës së shumëpërfolur me pyetjen “E shitur shtrenjtë apo e korruptuar”, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm ende nuk ka ndryshuar qëndrim, por do t’i duhet të përgjigjet një kërkesë Aksesi tek Dokumentet deri në 1 mars.
(Përktheu Ilir Sinanaj/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: