Paris SG nuk e pati aspak të vështirë të merrte fitoren e parë në ndeshjen e parë të sezonit të ri në “Champion league”. Francezët mundën në Skoci me rezultatin e thellë 0-5 skuadrën e Celtic. Neymar, Mbappe e Cavani gjetën rrugën e rrjetës që në pjesën e parë.

Përveç rezultatit vëmendjen e mori edhe një episod në fundin e lojës. Neymar refuzoi t’i jepte dorën në fundin e takimit 18-vjeçarit Anthony Ralston si pasojë e agravimit të dyluftimeve gjatë 90-të minutave.

Ky gjest nuk u prit aspak mirë nga futbollisti i cili u pa i nevrikosur nga refuzimi i brazilianit. U nevojit ndërhyrja e futbollistëve të tjerë të Paris SG për të qetësuar Ralston i cili sot për Daily Record është shprehur: “nuk ishte ndonjë gjë me rendësi, nuk do të merrem shumë me atë.”

“Nëse kështu janë gjërat dhe kjo është mënyra se si ai do të jetë, atëherë në rregull. Nuk më intereson. Njerëzit janë të ndryshëm, keshtu që nuk do të ndalem më në këtë çështje”-deklaroi 18-vjeçari.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: