TIRANE- Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka vizituar në spitalin e Traumës gjimnazisten e aksidentuar në Skrapar, pasi minibusi me të cilin ajo udhëtonte për në shkollë së bashku me nxënës të tjerë doli nga rruga dhe ra në greminë mëngjesin e sotëm.

Ministrja Nikolla komunikoi me vajzën e plagosur, e cila ndodhej në sallën e Reanimacionit, ndërsa mjekët e informuan ministren për gjendjen e vajzës, që sipas tyre është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për jetën.

Ajo kërkoi nga mjekët angazhim maksimal dhe i uroi vajzës shërim të shpejtë.
29067051_10216284360211449_4798637629765582848_o
Prej mëngjesit të sotëm, ministrja e Arsimit është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Drejtorisë Arsimore Berat dhe zyrën Arsimore Skrapar për rrethanat e aksidentin dhe gjendjen e nxënësve të plagosur.

“Uroj shërim të shpejtë për nxënësit dhe rikthim sa më shpejt në bankat e shkollës”, u shpreh ministrja Nikolla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb