TIRANE– Gjatë mbledhjes së Këshillit bashkiak të Tiranës ditën e sotme është miratuar projekti për mbjelljen e pishave të buta në autostradën Tiranë-Durrës.

Projekti që kushton rreth 2,5 milionë euro për mbjelljen e pishave u miratua me 31 vota pro, ndërsa Këshilltarët e PD u larguan pak para se të niste votimi i rendit të ditës.

Gazetari Mariglen Mërtirti raporton për “BalkanWeb” se pro kanë votuar edhe dy këshilltarë bashkiakë nga radhët e opozitës. Mësohet se këshilltari i LSI, Naim Halili dhe ai i PR Ferdinamd Papadhima kanë votuar pro këtij projekti.

“Kryetari i Bashkisë po punon, dhe nuk dua të hyj në histori si dikush që bllokoi punën në Tirane. Për sa kohe që do punojë do vazhdoj ta mbështes me votë në këshill”- tha Naim Halili i LSI.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb