BRITANI E MADHE – Mirësevini në botën e “çmendur” të njeriut më të pushtetshëm në botën e futbollit, Sheikh Mansour. Skuadra e tij Manchester City kryeson renditjen në Premier League dhe ai ka një pasuri prej 17 miliardë paundësh dhe një megajaht me vlerë 400 milionë paund

Përveç City-t, sheiku është pronar edhe i disa skuadrave të tjera futbolli, si New York City dhe Al Jazira, është kryetar i Federatës së Garave me Kuaj dhe gjithashtu është Zv.Kryeministër në vendin e tij, Emiratet e Bashkuara Arabe. Dhe sikur të mos mjaftonin gjithë këto, pritet të jetë trashëgimtar i 560 miliardë paundëve.

Pasurinë e ka vënë kryesisht nga kompania e tij tepër e suksesshme, “International Petroleum Investment”. 47-vjeçari është gjithashtu shok i ngushtë me Richard Branson dhe ka aksione në kompaninë e tij “Virgin Galactic”, e cila ka një projekt për realizimin e udhëtimeve turistike në hapsirë. Siç e shihni dhe nga fotot e mëposhtme sheiku bën jetë të shfenuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb