Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka vendosur të ndryshojë imazhin e saj, duke emëruar një ish gazetare si zëdhënëse.

Rossiyana Markovskaya, 26 vjec, ka shkaktuar tashmë “tërmet” në rrjetet sociale.

Markovskaya u emërua të premten zëdhënëse personale e ministrit rus të Mbrojtjes Sergej Shoigu.

Ajo është një ish korrespondente lajmesh dhe tashmë Rossiyana ka marrë pseudonimin “Bukuroshja e Mbrojtjes” (“Oboronyasha” në rusisht).

Madje “Russia Today” shkruan se Rossiyana është bërë më popullore se Natalia Poklonskaya, një ish prokurore e Krimesë, e cila ka mbërthyer internetin duke u bërë e famshme edhe jashtë Rusisë për pamjen e saj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb