Ambasada amerikane ka publikuar një profil të Zonjës së Parë të SHBA, Melania Trump. “Njihuni me Zonjën e Parë, Melania Trump, ashtu si e njihnin sllovenët”, shkruhet në faqen e ambasadës amerikane në Tiranë.

Melanija Knavs ka lindur në 26 Prill të vitit 1970 në ish-Republikën Jugosllave të Sllovenisë, një vend i vogël me kështjella mesjetare, pyje të mëdha dhe lumenj të rrethuar nga Austria, Hungaria, Italia dhe Kroacia, shkruan Panorama.

Ajo e la atdheun e saj për të ndjekur karrierën si modele në fushën e modës. Tani sllovenët mezi presin të tërheqin vëmendjen e botës në sajë të rolit të ri të vajzës që mban kombësinë e tyre, rol i një profili të lartë.

Jakob Susteric, që drejton një kompani mjekësore në Lubjanë, kryeqyteti i Sllovenisë, thotë se pak e njohin Slloveninë tani, por së shpejti kjo do të ndryshojë.

mjalt Melania

“Kjo është një mundësi e madhe që kombi ynë prej dy milionë … të gjejë vendin e vet në Evropë, në botë,” tha ai, shkruan Panorama. Fotografi Stane Jerko kujton se e ka parë Melaninë kur ajo ishte vetëm qetë 17 vjeçe në një organizim mode në qytetin e saj, Sevnica. Edhe atëherë ajo thonë se dallonte për bukurinë dhe energjinë e saj.

Petra Sedej, një shoqe klase gjatë shkollës së mesme, kujton bisedat e tyre në lidhje me dëshirën e madhe për të parë botën. Disa vajza e kishin zili bukurinë e saj, por ajo nuk reagonte.

Melania Trump

“Unë mendoj se kjo vjen nga diçka e fortë që ndodhet brenda saj”, ka thënë Sedej. Ajo u largua nga Sevnica për të bërë modelen në Lubjanë dhe më vonë në Milano dhe Paris. Ajo e ndryshoi mbiemrin e saj në Melania Knauss. Melania dhe Donald Trump u takuan në një eveniment mode në Nju Jork në vitin 1998.

Në Sevnica, miku i familjes Zdravko Mastnak thotë se babai i saj, Viktor Knavs, i ngjante shumë Donald Trump – ishte një burrë ambicioz, biznesmen i mirë dhe gjithmonë në kërkim për të përmirësuar jetën e tij, përtej asaj që fitonte nga shitja e makinave në një kompani shtetërore. Nëna e saj, Amalija, bënte modelet e rrobave në fabrikën e veshjeve për fëmijë. Melania, është Zonja e Parë e dytë që ka lindur jashtë Shteteve të Bashkuara. /Panorama/

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: