Në lajmet  “show-bizz”, në rubrikën “nostalgji”, Gazeta Shqiptare sjell fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të gazetës. GSH.al, sjell: Bleona niset për në Itali, harron pasaportën. Anjeza Maja, puna e dytë shofere taksie

Bleona niset për në Itali, harron pasaportën
Pas koncertit një natë me parë në Velipojë, Bleona me sa duket ishte lodhur shumë, sepse të hënën duhet të udhëtonte për të Itali. Por pranë sporteleve të aeroportit ku duhet të bënte chek-inin dukej shumë e stresuar dhe po kërkonte nëpër çantë. Dhe me sa dukej po kërkonte pasaportën. Thua e kishte harruar? Së bashku me të ishte dhe një femër tjetër e cila mund të ishte e ëma se shpesh herë i fliste me të ëmbël për ta qetësuar. Por më në fund Bleona e gjeti pasaportën sepse e pamë duke u nisur drejt hyrjes për të marrë avionin.

Anjeza Maja, puna e dytë shofere taksie

Anjeza Maja Miss Tiranën e dikurshme, e kemi fokusuar në një moment, që ngjan tamam si shofere taksie. Një dorë në timon e një dorë te marshi, e buzëqeshur, duket sikur sapo ka gjetur një rrugë Rinasi. Madje si korrekte ajo nuk harron asnjëherë të vendosë rripin e sigurimit. Në fakt vajza e cila tashmë ka nisur të merret me median, e ka aq shumë pasion makinën sa rrallë herë e shohim të ecë më këmbë. Ajo ka një makinë “Chrysler” të vogël ngjyrë të gjelbër.

Ky shkrim u botua më 16 Gusht 2008

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb