Paraqitja e shkëlqyer në finalen e “Champions League” ka bërë që Real Madrid të hedhë sytë drejt futbollistit të Liverpool, nuk është fjala për Salah, por për Sedio Mane.

Sipas “France Football” kampionët e Europës kanë arritur një marrëveshje në parim me senegalezin, i cili është gati të lërë Liverpool për t’iu bashkuar ‘galaktikëve’.

Gjithsesi ky transferim ka mundësi të mos kryhet pasi sipas këtij burimi 26-vjeçari ishte i pëlqyeri i Zidan, trajnerit që u largua pak ditë më parë.

“France Football” nuk bën të ditura shifrat e këtij akordi mes palëve, por gjithsesi tani emri i Mane është një alternativë së bashku me Neymar e Salah për t’iu bashkuar ‘galaktikëve’ në verë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb